Tregime Ramazani

Osman ibn Talha mbante çelësin e Qabesë. Në Ditën e çlirimit të Mekës, Osmani nuk e kishte pranuar Islamin. E mbylli Qabenë dhe u zotua se nuk do t’ia hap derën Muahmedit a.s. Kur muslimanët hyjnë në Mekë, Aliu r.a. ia mori çelësin Osmanit dhe Muhamedi a.s. hyri në Qabe. Xhaxhai i Pejgamberit a.s. Abbasi propozoi që nderin e mirëmbajtjes së Qabesë ta kenë familja e tyre, e pejgamberit a.s., mirepo, Allahu dërgoi Xhibrilin me shpalljen: “Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” (Nisa, 58). I Dërguari i Islamit i tha Aliut r.a. t’ia kthej çelësin Osmanit. Kur Aliu ia ktheu çelësin, ai i tha: “Pak më parë ma rrëmbeve çelësin, tash ma kthesh me të butë?” Aliu r.a. tha: “O Osman, dije se për shkak teje Allahu ka shpallur ajet kuranor dhe ky është urdhër i Tij. Pas kësaj Osmani pranoi Islamin, ndërsa Muhamedi a.s. i tha: “O Osman, ti dhe familja jote deri në Ditën e Gjykimit do ta keni çelësin e Qabesë.”

Xhuzi i pestë i Kuranit e mbanë këtë ajet të shpallur në Qabe. Allahu e urdhëron të Dërguarin a.s. që çelësin e Qabesë t’ia kthej jomuslimanit sepse ai është më i aftë për atë funksion. Kur është fjala për emanetin, punën dhe postin, nuk jepet në bazë të lidhjeve familjare as në baze të lidhjeve tjera, por në bazë të aftësive! Kështu na mëson Kurani…(Perkthim)

Artikulli paraprakJa njoftimi i fundit i BFI-së në Maqedoni
Artikulli vijuesDiyanet Vakfı dhe Shoqata Istanbul shprndajnë ndihma dhe organizojnë iftar në Shkodër