Cilën gjuhë duhet ta inkurajoni fëmijën ta mësojë në mënyrë që të ketë një të ardhme të mirë?
Historikisht, përgjigja gjithmonë ka qenë spanjishten, duke marrë parasysh numrin e shteteve në botë të cilat e flasin këtë gjuhë, transmeton Telegrafi.
Por hulumtimet e fundit nuk mendojnë ndryshe, sepse ekspertët rekomandojnë t’ia mësoni fëmijës gjuhën frënge, gjermane dhe mandarine (kinezishten).
Hulumtuesit, kishin anketuar 2,001 prindër me fëmijë të moshave nën 18 vjet, e gjithashtu edhe 500 liderë biznesi përgjatë Mbretërisë së Bashkuar.
Rreth 45 për qind e prindërve kishin thënë se fëmija e tyre nuk e flet ndonjë gjuhë të dytë, përderisa 19 për qind thonë se nuk janë të interesuar ta mësojnë një gjuhë të re.
Hulumtuesit gjithashtu kishin mësuar se frëngjishtja, gjermanishtja dhe gjuha mandarine janë tri gjuhët të cilat çdo fëmijë duhet t’i mësojë për të pasur një të ardhme të mirë pas 10 viteve.
Aftësitë e njohjes së gjuhëve priten t’ia shtojnë 500 miliardë funte ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2027.
Pra, konstatimet e ekspertëve britanikë tregojnë se njohja e gjuhëve është në veçanti e mirë për ekonominë e Britanisë, dhe tregojnë se sa më shumë gjuhë që dini, aq më shumë dyer të hapura do t’i keni. /