Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Mukushincë të Skenderajt, ku një person rreth 45 vjeç ka bërë vetëvrasje.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press, S. M baba i disa fëmijëve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë.
Një gjë të tillë për portalin Drenica Press e ka konfirmuar edhe vet vëllai i të ndjerit, duke thënë se vëllai i tij bëri vetëvrasje.
Sipas burimeve tona jozyrtare deri tek vetëvrasja ka dërguar gjendja e keqe ekonomike, ku Safeti Mangjolli nuk arrinte të gjente një vend pune që të siguronte të ardhura të mira për fëmijët dhe bashkëshorten e tij.
Safeti edhe para një muaji kishte tentuar të vetëvritej, por nuk kishte arritur ta bëj një gjë të tillë.
Portali Drenica Press ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët nuk na dhanë ndonjë informatë rreth kësaj ngjarjeje.