Trump: Evropa nuk është vend i sigurt

Kandidati republikan në garën presidenciale në SHBA, Donald Trump, është shprehur se Evropa nuk është më një vend i sigurt. Miliarderi i cili është karakterizuar nga deklaratat e tij kontroverse, theksoi se fajtorët kryesore për gjendjen në të cilën janë autoritetet ligj-zbatuese të cilat sipas tij, nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre, transmeton Alsat-M.

Ky prononcim i tij vjen vetëm pak ditë pas sulmeve që tronditën Brukselin dhe mbarë Evropën për të dytën herë brenda pesë muajve.

Trump ka hedhur sërish akuza ndaj besimtarëve myslimanë që jetojnë në Evropë.

Ai tha se qytetarët të cilët i përkasin këtij besimi po ndihmojnë terroristët dhe se nuk po bashkëpunojnë me autoritetet evropiane për të bërë të mundur kapjen e ekstremistëve që janë pjesë e organizatave terroriste.

Artikulli paraprakKamikazi Khalid El Bakraoui në 2015 ka udhëtuar në Itali e më pas Greqi
Artikulli vijuesGjuetia e tërroristëve, BE kërkon “skuadrën” e falsifikatorëve