Turçinov ka theksuar se skenarin të cilin Rusia po e zbaton në Lindjen e Mesme e ka përgatitur më parë në Ukrainë
KIEV (AA) – Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës Aleksandr Turçinov tha se skenari i Rusisë i zbatuar në Siri është përgatitur edhe në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Turçinov, në një fjalim të mbajtur në Forumin 2016 të Mbrojtjes dhe Sigurisë tha se agresiviteti i Rusisë nuk është vetëm kundrejt Ukrainës por se ai paraqet rrezik edhe ndaj të gjitha qytetërimeve të botës.
Duke tërhequr vëmendjen se qeveria e Rusisë po tregon përpjekje për të neturalizuar sigurinë e botës, Turçinov ka theksuar se skenarin të cilin Rusia po e zbaton në Lindjen e Mesme e ka përgatitur më parë në Ukrainë.
“Një skenar i fuqishëm i luftës hibride i cili sot kalon përtej kufijve tanë më parë është përgatitur në Ukrainë. Rusia sot në Lindjen e Mesme në Siri po zbaton skenarin e luftës me armë moderne. Ndoshta potencialin bërthamorë e transferon në këtë rajon”, theksoi mes tjerash Turçinov.