Qyteti Shanliurfa në Turqi i cili njihet edhe ndryshe si “qyteti i Pejgamberëve” (qyteti i të dërguarve), përfshihet nga një tjetër atmosferë gjatë tre muajve të bekuar, pjesë e të cilëve është edhe muaji i Ramazanit.
Qyteti Shanliurfa është i katërti në botë si qytet i besimeve pas Mekës, Medines dhe Jerusalemit. Ai ka gjurmë të shumë Pejgamberëve (të dërguarve të Zotit) duke filluar nga Hazreti Ibrahimi, Ejjubi, Musa dhe Shuajbi (as).
Ky qytet krahas turizmit të besimit ofron edhe turizëm kulturorë. Ndërkohë vendi më kulminant i qytetit është ai ku besohet se Hazreti Ibrahimi, Peygamberi që njihet si babai i tre feve hyjnore, u hodh në zjarr dhe që njihet ndryshe si liqeni i peshqve.
Qyteti i cili vizitohet nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj mbipopullohet nga besimtarët myslimanë gjatë tre muajve Rexhep, Shaban dhe Ramazan, shkruan Anadolu Agency.
Turistët e shumtë që vijnë në këtë qytet kanë mundësi ta shohin atë duke vajtur në kalanë e Urfa-s. Pas shëtitjes dhe pamjes mahnitëse të qytetit vizitorët kanë mundësi të provojnë në kafenetë pranë kalasë kafenë e hidhur e cila njihet ndryshe si mërra ose kafenë karakteristike të këtij vendi atë të menengiç-it. Vizitorët të cilët çlodhen me një kafe në dalje të kalasë mund të udhëtojnë në histori duke bërë një shëtitje në çarshinë e vjetër të këtij qyteti.
Vendi i cili pranohet si vendi ku ka qëndruar Hz. Ejjubi dhe i cili quhet si vendi i durimit (Sabır makamı) është një tjetër pikë që vizitorët nuk e anashkalojnë. Krahas këtij qyteti kulturorë dhe historik vizitorët që vijnë në këtë rajon njihen edhe me Universitetin e parë të Islamit, Universiteti i Harran-it.
Qyteti i Shanliurfa -s krahas turizmit dhe kulturës njihet edhe me natyrën e bukur dhe të gjelbër.
Në një deklaratë për AA, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Nihat Çiftçi thotë se me investimet vitet e fundit për qytetin, turizmi ka pësuar një hov të madh. Duke vënë në dukje se ky qytet është një manual i të kaluarës me historinë e tij 12 mijë vjeçare, Çiftçi në shprehet se tre muajt e shenjtë i japin një tjetër pamje dhe emocion qytetit.
“Shanliurfa është qyteti i Pejgamberëve. Këtu mund të gjeni gjurmët e tyre. Këtu mund të gjeni kulturën dhe etikën që kanë lënë këta Pejgamberë këtij qyteti si trashëgimi të pazëvendësueshme. Edhe ne si bashki bëjmë përpjekjet tona në mënyrë që populli i këtij qyteti ta shijojë sa më shumë këtë periudhë. Veçanërisht në muajin e Ramazanit ne ngremë çadra për ti afruar njerëzit me njëri-tjetrin duke qenë në të njëjtën tavolinë në iftaret e këtij muaji të bekuar”.
Ndërsa kryetari i një tjetër bashkie e cila është një tjetër destinacioni i turistëve gjatë këtyre muajve, Ejjubije, Mehmet Ekinci thotë: “Veçanërisht këta tre muaj presim shumë vizitorë. Ne punojmë që të servirim këtë vend në mënyrën më të mirë. Më parë besimtarët kur iknin në Haxh kalonin nga qyteti jonë. Ne përgatitemi edhe gjatë ditëve të sotme me të njëjtin përkushtim”.