Turqët në Gjermani: ligjet fetare më të rëndësishme se ato shtetërore

Një studim i univerzitetit gjerman Münster, të titulluar si “Integrimi dhe religjioni nga perspektiva e turqive gjermanë në Gjermani”, tregon se 47 përqind e të anketuarëve që janë me prejardhje turke, konsiderojnë se më e rëndësishme është feja se ligjet e shtetit, sidomos kur janë në kontradiktë dy ligjet që kanë bëjnë për një temë të caktuar.

Prej tyre 32 përqind kanë shprehur dëshirën për të jetuar në një shtet sikur ka qenë në kohën e Muhammedit a.s., kurse më shumë 50 % e të anketuarve mendojnë se shteti i sheh ata si qytetarë të rendit të dytë.

Studimi është bazuar në një anketë në të cilën kanë marrë pjesë 1200 qytetarë, të cilët kryesisht kanë kuptuar se respektimi i ligjeve gjermane ndihmon me shumë në integrimin e shoqërisë. Kështu që 70 % e tyre mendojnë se janë të gatshëm për t’u integruar në shoqëri.

Kur është fjala për mendimin pozitiv mbi të krishterët, të këtillë janë 80 % e të anketuarve, ndërkohë që vetëm 50 % prej tyre kanë mendim pozitiv për hebrenjtë dhe ateistët.

Nga ana tjetër, 90 % e të anketuarve mendojnë se në Gjermani do të kishin një jetë shumë më të mirë se diku tjetër.

(Islampress)

Artikulli paraprakPromovim interesant për leximin e Kuranit- një xhuz = dy litra benzinë
Artikulli vijuesTregime Ramazani: Shekik El-Belhi dhe nxënësi i tij