Turqi – Qeveria shpall programin e ri për reformën sociale

Sipas reformës së re të qeverisë turke nënat që lindin do të kenë më shumë të drejta, bashkitë janë të detyruara të ndërtojnë dhe hapin çerdhe e kopshte për fëmijët.

Kryeministri Ahmet Davutollu, gjatë publikimit të programit të ri të reformës përmes një konference shtypi tha se “synimi është të mos ketë pakësim të popullsisë së re në moshë”.
Reforma e re sociale e qeverisë sjell risi në emër të mbrojtjes së familjes dhe strukturës dinamike të popullsisë.
Sipas reformës në fjalë një nënë për çdo fëmijë që do të lindë do të marrë një ndihmë në të holla (para), kurse nënat që janë në marrëdhënie pune përveç lejes që marrin për të ushqyer foshnjën me qumësht do të kenë të drejtë të punojnë me gjysmë orari.
Për të koordinuar ndihmat sociale ndaj familjeve do të krijohet edhe një strukturë i re me 5 mijë personel, e cila do tu ofrojë familjeve në nevoje edhe mbështetje psikologjike.
Gjithashtu së shpejti do të vijë edhe një reformë fiskale që u lehtëson barrën e taksave çerdheve, kopshteve, jetimore dhe azileve të pleqve.
Sipas programit të ri të qeverisë të gjitha bashkitë janë të detyruara të ndërtojnë çerdhe dhe kopshte.
Shteti do të kontribuojë me 15% në të gjitha kursimet që prindërit do të bëjnë për fëmijët e tyre deri sa ata të martohen.

Artikulli paraprakBeograd, babai hedh foshnjën 15 ditëshe nga kati i tretë
Artikulli vijuesE tmerrshme: Narkomanët e dogjën stadiumin “Riza Lushta”?