Roja Bregdetare Turke shpëtoi të dielën 57 refugjatë që kishin mbetur në një ishull të vogël pasi nuk mundën të mbërrinin dot ilegalisht në Greqi.
Ata ishin bllokuar në një ishull pranë Dikilit, rajon bregdetar i provincës së Izmirit në zonën e Egjeut.
RefugjatetPasi u vu në dijeni, Roja Bregdetare shpëtoi me helikopter tre fëmijë të sëmurë dhe nëntë të rritur, sipas medieve turke. 45 personat e tjerë u tërhoqën me varka të vogla, pasi të mëdhatë nuk mund t’i afroheshin ishullit për shkak të shkëmbinjve.
3Më shumë se një milion njerëz trokitën në dyert e Evropës gjatë vitit që lamë pas, duke shënuar valën më të madhe të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore. Rreth 3800 prej tyre nuk ia dolën dot, duke humbur jetën në detin Mesdhe pas përmbysjes së varkave të tejmbushura. Ishujt grekë ishin destinacioni kryesor i refugjatëve, pjesa dërrmuese e të cilëve vinin nga zonat e luftës.