Turqi, vriten 11 terroristë të PKK-së

Forcat e sigurisë gjatë operacioneve po ashtu kanë shkatërruar 17 mjete të improvizuara shpërthyese

ANKARA (AA) – Forcat turke të sigurisë të mërkurën kanë vrarë 11 terroristë të PKK-së në dy operacione të ndara në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë të publikuar në ueb-faqen zyrtare, gjashtë terroristë janë vrarë gjatë operacioneve në distriktin Nusaybin në provincën Mardin, duke e çuar numrin e terroristëve të vdekurve këtu në 366 që nga fillimi i operacioneve. Forcat e sigurisë gjatë operacioneve po ashtu kanë shkatërruar 17 mjete të improvizuara shpërthyese.

Në provincën Sirnak, pesë terroristë të tjerë të PKK-së u vranë, duke e çuar numrin e terroristëve të vrarë në këtë zonë në 340 që nga fillimi i operacioneve. Ushtria po ashtu tha se janë çaktivizuar edhe eksplozivë gjatë operacioneve të së mërkurës në këtë provincë.

Gjithashtu, forcat e sigurisë ndaluan 13 persona në Cukurca të provincës Hakkari. PKK-ja, të cilën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si organizatë terroriste, në korrik të vitit 2015 vazhdoi një fushatë të armatosur kundër shtetit turk. Prej atëherë më shumë se 440 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa janë vrarë mbi 3.700 terroristë të PKK-së në operacionet në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut.

 

Artikulli paraprakShpërthim në Stamboll, plagosen 8 persona
Artikulli vijuesTurqi, asgjësohen 30 ton eksploziv të terroristëve të PKK-së