Turqi: Zëvendëspresidenti irakian nuk do të ekstradohet

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se Ankarja nuk do ta ekstradojë zëvendëspresidentin irakian, Tarik al-Hashemi, i cili nga një gjykatë në vendin e tij, është dënuar me vdekje me varje.

Erdogan tha se ai dëshiron ta bëjë të qartë se Turqia “do të jetë e gatshme ta mbajë zotin Hashemi aq sa ai të dëshiroj” dhe se nuk do ta dorëzojnë atë.

Një gjykatë në Irak e dënoi zotin Hashemi me vdekje me varje, pasi e shpalli fajtor për krijimin e ekipeve të vdekjes për t’i vrarë kundërshtarët e tij.

Autoritetet e Irakut kërkojnë që ai të ekstradohet.

Al-Hashemi pretendon se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.

Në fillim të këtij viti ai ishte larguar në Turqi./BS/kohaislame

Artikulli paraprakJaponia i dhuroi Kosovës 43 kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Artikulli vijuesARTI I (KUNDËR) PËRGJIGJES QË TË LË ME GISHTA NË GOJË