Turqia dhe Pakistani filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore turke dhe pakistaneze “Indus Viper-2013” filluan dje në Pakistan. Ato do të zgjasin deri më 18 mars, njofton faqja e Internetit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke.

Stërvitjet në fjalë kanë për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit mes ushtarakëve turq dhe pakistanezë si dhe shkëmbimin e përvojës dhe informacionit në lidhje me teknologjitë ushtarake. Në këto stërvitje ushtarake do të përfshihen 5 gjuajtës “F-16” të forcave turke.

Artikulli paraprakKosova shënon 15 vjetorin e fillimit të luftës
Artikulli vijuesRusia i dhuroi gabimisht Norvegjisë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit