Turqia fillon lëshimin e pasaportave biometrike sipas standardeve të BE-së

Duke filluar nga sot (1 nëntor 2016) do të fillojë dhënia e pasaportave të prodhuara sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe që në chip-at që ka brenda përmbajnë edhe gjurmët e gishtërinjve të mbajtësit të saj.

Në Turqi sot fillon një periudhë e re në marrjen e pasaportave dhe lejeve të drejtimit (patentave).

Duke filluar nga sot (1 nëntor 2016) do të fillojë dhënia e pasaportave të prodhuara sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe që në chip-at që ka brenda përmbajnë edhe gjurmët e gishtërinjve të mbajtësit të saj.

Për momentin veprimet për lëshimin e pasaportave dhe lejeve të drejtimit të automjeteve kryen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Brenda një viti kjo kompetencë do ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme (të Ministrisë së Punëve të Brendshme) për Regjistrin Civil dhe Shtetësinë.

Chipa-t që do të kenë brenda pasaportat e reja përveç të dhënave biometrike dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përmbajnë edhe të dhëna personale në lidhje me mbajtësin e saj si: emër, mbiemër, vendlindje, datëlindje, shtetësia, numri personal dhe numri i pasaportës, seksi etj.

Artikulli paraprakTurqi – Avionët e telekomanduar tani me aftësi të vëzhgimit edhe në kushtet e pavolitshme të motit
Artikulli vijuesFamilja Malaj i falë gjakun familjes Lufaj