Turqia i ofron Greqisë financim të xhamisë në Athinë

Kryeministri turk ka thënë se i kishte ofruar homologut të tij grek, për të mbuluar shpenzimet e një xhamie të ndërtuar në Athinë – nëse qeveria greke e sanksionon atë.

DOHA

Kryeministri turk ka thënë se ai i kishte ofruar homologut të tij grek, për të mbuluar shpenzimet e një xhamie të ndërtuar në Athinë – nëse Qeveria greke e sanksionon ndërtimin e shtëpisë islame.

” I thashë atij se Turqia mund të mbulojë shpenzimet e një xhamie në Athinë, nëse lejet e nevojshme u janë dhënë. Dhe Ztr. Samaras tregoi një qëndrim pozitiv dhe tha se parlamenti grek ka aprovuar një plan të tillë. Ne kemi arritur në një marrëveshje të përbashkët se këto çështje mund të të zgjidhen me anë të vullnetit të mirë, ” u tha Erdogan gazetarëve pas takimit të tij me kryeministrin grek Antonis Samaras në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Athina është një nga të paktat kryeqytete të Bashkimit Evropian që nuk kanë xhami për myslimanët numri i të cilëve është vlerësuar të qëndrojë rreth 300,000.
I pyetur nëse çështja e Seminarit (Hejbeliada) Halki në Stamboll mund të trajtohet në të njëjtën mënyrë, Erdogan tha: “Pse jo, kjo është e mundur.”
Erdogan më vonë u largua nga Doha pas përfundimit të bisedimeve të tij në Katar.

http://www.aa.com.tr/en/rss/127553–turkey-offers-greece-to-fund-athens-mosque?

Në shqip: Naim Berisha

Artikulli paraprakApple zbulon iPad të ri
Artikulli vijuesKatër lundërtarë guximtarë sfiduan Atlantikun