Turqia lidh me kanal Detin e Zi me Marmaranë

Gjatë qershorit të ardhshëm Turqia do të fillojë ndërtimin e një kanali detar, që do të lidhë Detin e Zi dhe detin e Marmaras, njoftoi ministri turk i Transportit, Binali Jëldërëm.

Sipas Jëldërëmit, qëllimi i këtij projekti është që të zvogëlohet komunikacioni i stërngarkuar detar në Ngushticën e Bosforit.

”Me ndërtimin e këtij kanali pjesa evropiane e Stambollit do të shndërrohet në një ishull të madh”, shtoi Jëldërëm.

Parashikohet që nëpër kanalin e ri, i cili do të jetë me gjatësi prej 45 kilometrash, të rikahëzohet i tërë komunikacioni prej rreth 50 000 anijesh transporti dhe tankera, që tani kalojnë në këtë ngushticë.

“Në të ardhmen, Bosforin do ta shfrytëzojmë vetëm për aktivitete sociale dhe kulturore”, theksoi Jëldërëm./koha/kohaislame

Artikulli paraprakLibi: Ligj për zyrtarët të epokës së Gadafit
Artikulli vijuesEgjipti dënon sulmin e Izraelit