Është ankoruar në portin e Mersinit anija “Lady Leyla”, që do të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.
Ngarkesa e anijes në fjalë, e cila planifikohet të niset mesditën e të premtes drejt Gazës, është revizionuar për Fitër Bajramin dhe sipas listës së re, sasia e paketave ushqimore do të rritet në 11 mijë tonë, nga 10 mijë tonë që ishte më parë. Paketave ushqimore në total do t’u shtohen edhe 500 tonë vajë luledielli.
Sakaq, në anije do të ngarkohen edhe 120 mijë copë veshmbathje, nga të cilat 20 mijë copë janë këpucë.