“Turqia, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë”

ANKARA (AA) – Ministri turk i Financave, Naci Ağbal, duke vlerësuar shifrat e rritjes në lidhje me tremujorin e dytë të vitit u shpreh se “Turqia u bë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në mesin e vendeve G20, OECD dhe të BE-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ağbal, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ekonomia e Turqisë në tremujorin e dytë të vitit ka shënuar një performancë me një rritje të butë me 3,1 për qind.

Duke vënë në dukje se ekonomia pavarësisht konjukturave të jashtme ka shënuar një rritje me 3,9 për qind në gjysmën e parë të vitit Ağbal ka vlerësuar se “Turqia ka qenë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në mesin e vendeve G20, OECD dhe të BE-së. Duke shënuar rritje më të shpejtë nga vendet në zhvillim përveç Kinës dhe Indisë kemi vazhduar konkurrencën në drejtim pozitiv”.

Ai ka theksuar se teksa shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim kanë treguar rritje të luhatshme, Turqia për 27 tremujorë ka vazhduar të rritet.

“Në tremujorin e dytë, kontributi më i rëndësishëm ka ardhur nga kërkesa e brendshme me afërsisht 5 pikë. Përkundër problemeve në konjukturën globale dhe zhvillimeve të ndodhura brenda vendit vazhdimësia e kërkesës brenda vendit është pozitive. Gjithashtu reformat e vendosura në zbatim si qeveri dhe politikat mbështetëse që kemi nisur të vendosim në zbatim në prodhim, investim dhe eksporte do të jenë mbështetëse për rritjen e veprimtarive ekonomike në muajt e ardhshëm. Në periudhat e ardhshme me politikat tona që nxitin investimet dhe punësimin, me nxitjet që ofrojmë në shërbime, në prodhimtaritë e reja dhe në ato kërkimore dhe zhvilluese, rritja jonë do të vazhdojë të përshpejtohet. Në këtë mënyrë nga vendet në zhvillim do të vazhdojmë konkurrencë në drejtim pozitiv dhe do të marrim pjesë në ligën e vendeve të zhvilluara”, u shpreh Ağbal.

Artikulli paraprakTurqia heq llogaritjen dimërore të kohës
Artikulli vijuesMuderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës