TURQIA STUDION PROPOZIMIN RUS LIDHUR ME KONFERENCËN PËR SIRINË

Rusia u shpreh për zhvillimin e një konference ndërkombëtare duke përfshirë dhe Iranin, por vendet perëndimore janë shprehur thellësisht të rezervuar për këtë çështje.

Ankaraja po studion propozimin rus për organizimin e një konference ndërkombëtare për Sirinë në përpjekje për shpëtimin e planit Annan, deklaroi një zyrtar turk.

“Një i dërguar i ambasadës ruse në Ankara na informoi për këtë propozim javën e kaluar. Ne po e studiojmë”, deklaroi zyrtari.

Rusia u shpreh për zhvillimin e një konference ndërkombëtare duke përfshirë dhe Iranin, por vendet perëndimore janë shprehur thellësisht të rezervuar për këtë çështje.

“Pa përfshirjen e Iranit, do të jetë shumë e vështirë për të ushtruar presion konstruktiv”, nënvizoi ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Turqia ka akuzuar vazhdimisht Damaskun për instrumentalizim të planit ndërmjetësues ndërkombëtar të Kofi Annanit./trt/kohaislame

Artikulli paraprakDhjetë vjet burgim për vrasje në një kafene në Pejë
Artikulli vijuesGoogle dhe Apple do na përgjojnë