TV-ja ul suksesin e fëmijëve në kopsht?

Fëmijët parashkollorë të cilët shikojnë shumë televizor përballen me kohë të më vështira kur fillojnë në kopsht, tregon një studim kanadez

Akademia amerikane e pediatërve rekomandon që fëmijët nën dy vjeç të mos shikojnë aspak televizor ndërsa fëmijët nga dy vjeç e lartë të shikojnë më së shumti dy orë.

Studimi ka përcjellë shprehitë e të shikuarit televizor te rreth dy mijë fëmijë të moshës 29-muajshe, dhe ka analizuar ndikimin e shprehive të tyre në suksesin kur ata kanë filluar në kopsht.

Çdo rritje prej një ore e qëndrimit para televizorit, si shtesë e limitit prej dy orëve në ditë, ishte lidhur me një fjalor dhe vëmendje më të dobët, si dhe rezultate më të dobëta në matematikë. Kjo po ashtu ka ulur aftësitë fizike dhe ka shtuar rrezikun për të qenë një fëmijë i ngacmuar nga fëmijët tjerë. /Mjeku

Artikulli paraprakMes tensionesh e britmash – Salustro fajëson Limajn dhe të tjerët
Artikulli vijuesDosje 2000 faqe për Ahmet Shalën