Djemtë i treguan zyrtarëve të edukimit se shtrëngimi i duarve me femra jashtë familjes së tyre është kundër fesë së tyre.
Dy djemtë mysliman në Zvicër kishin marrë aplikacionin e tyre për shtetësi të suspenduar të martën, për shkak se kishin refuzuar të shtrëngonin duart me mësueset e tyre femra.
Dy vëllezërit, të moshës 14 dhe 15 vjeç, i kanë thënë autoriteteve në qytezën Therwill in Veri të vendit se feja e tyre ua ndalon kontaktin fizik me gjininë e kundërt që nuk i kanë familjes raporton AFP.
Megjithatë sipas AFP shumë politikanë kundërshtuan përjashtimin dhe ngritën një debat të madh nacional, por ministri i Drejtësisë Simonetta Sommargua tha se “shtrëngimi i duarve është pjesë e kulturës së Zvicrës”.
Babai i këtyre fëmijëve kishte marrë azilin në vitin 2001 nga Siria dhe punon si imam në Bazel.
Sipas Times vetëm 4% e popullatës nga 8 milion janë myslimanë në Zvicër./KohaIslame