UNHCR: Europa në prag të krizës humanitare, shkak refugjatët

Organizata e OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve – UNHCR ka paralajmëruar se Europa është në prag të krizën humanitare në kohën kur numri i emigrantëve dhe refugjatëve që janë në Greqi ka arritur në 24 mijë.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 8500 emigrantë janë duke kaluar murin, në kufi me Maqedoninë, tha zëdhënësi i UNHCR Adrian Edwards në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Mbipopullimi çon në një mungesë të ushqimit, strehimit dhe kushtet e këqija sanitare. Tensionet dhe dhuna  rriten, ndërsa trafikantët favorizohen” tha ai, transmeton Klan Kosova.

Edwards kujtoi se qeveritë europiane nuk bashkëpunojnë pavarësisht marrëveshjeve të arritura në shumë fusha.

Artikulli paraprakThe Washington Post: A është Donald Trump një kërcënim për demokracinë?
Artikulli vijuesJa si ndikon Facebooku në lidhjen tuaj