Një numër i madh i profesorëve të angazhuar në procesin mësimor në Universitetin e Prishtinës janë në moshën e pensionimit, mbi 65 vjeç shkruan sot Koha Ditore.
Shumica prej tyre po vlerësohen nga menaxhmenti i UP-së si kompetentë për kryerjen e punëve akademike.
Stafi i angazhuar, që përbën gati gjysmën e kuadrit akademik në Universitet, paguhet vetëm për orë të mbajtura dhe nuk ka të drejtë në shfrytëzimin e pushimeve midis semestrave, apo të tjera beneficione që mund të ketë stafi i rregullt, ku bëjnë pjesë që nga asistentët e deri tek profesorët ordinarë.
E angazhimi i tyre edhe pas moshës 65-vjeçare ka ndodhur pa mbështetje të qartë ligjore, meqë ajo as nuk ndalon dhe as nuk e lejon këtë gjë. Nuk është precizuar askund qartë me aktet ligjore nëse profesorët universitarë mund të vazhdojnë të jenë të angazhuar në procesin mësimor edhe pas moshës së pensionimit.kohaislame