Kryeministri, Nikolla Gruevski dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Riasetit dhe deri te të gjithë besimtarët e besimit islam në Republikën e Maqedonisë, me rastin e festës së madhe fetare, Kurban Bajrami.
“Në këtë ditë të madhe për pjesëtarët e bashkësisë fetare islame dëshiroj të dërgoj urim të sinqertë për ditë festive të lumtura dhe të begata t’i kaloni me shëndet të mirë me më të afërmit. Festa le të sjell paqe, qetësi dhe bereqet. Sinqerisht besoj se edhe më tej do të vazhdojmë bashkërisht ta përforcojmë dhe zhvillojmë parimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe miqësisë e cila është karakteristike për shoqërinë tonë. Besimi në Zot dhe në mesazhin e tij deri te njerëzit është ta shndërrojmë në vepra të cilat do të thonë përforcim i marrëdhënieve midis njerëzve dhe vullnetit të mirë të cilat janë baza në të cilën ndërtohet e ardhmja e një shteti. Kjo është rruga e vetme e cila çon drejt një Maqedonie më të fuqishme në të cilën çdo qytetar ka kushte të barabarta për jetesë, lumturi dhe realizim të ambicieve personale. Vlera për të cilat jam i bindur se i ndajmë dhe në realizimin e së cilave edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë”, thuhet në urimin e kryeministrit Gruevski me rastin e Kurban Bajramit.