Ushqimi dhe gjumi

Është vënë re se pasi njeriu ka ngrënë mish gjel-deti, ndjen se i vjen gjumë. Shkencëtarët tani thonë se mishi i gjelit të detit përmban një lëndë ushqyese të quajtur “triptofan”. Triptofani, thonë ata, është i lidhur me shtimin e një kimikati në tru – i quajtur “serotonin” – i cili nxit gjumin.

Por “triptofani” është një amino acid i zakonshëm që gjenden në shumë ushqime me përmbajtje të lartë proteinash. Në fakt, personi duhet të hajë një gjel-det të tërë para se sasia e mjaftueshme e triptofanit të arrijë të ndikojë serotonin në tru për t’a vënë në gjumë.

Ekspertët thonë se ekzistojnë 3 faktorë që e bëjnë njeriun t’i vijë gjumë;

– ushqimet me karbohidrate si patatet pure ose byreku me kungull. Karbohidratet rrisin ‘serotonin’ në tru më shumë sesa mishi i gjel-detit, dhe njeriu ka më shumë gjasa për të ndjerë gjumë.

– trupi i njeriut është programuar për të ndjerë gjumë gjatë kohës së pasdites. Shumica e njerëzve e ndjejnë nevojën për “një sy gjumë” pasditeve.

Ekspertët thonë se kjo duhet parë si diçka normale, prandaj nuk duhet fajësuar ushqimi dhe nuk duhet shkurajuar. Gjumi i pasdites është i shëndetshëm, thonë ata.

Artikulli paraprakKanceri – i parandalueshëm në 50% të rasteve?
Artikulli vijuesSimptomat se jeni infektuar me E. COLI