Ushqimi që hudhet në Mekke, i mjaftueshëm për të ushqyer miliona të uritur në botë

Mekë: Ushqim që hudhet në Mekë mund të ushqej 17% të fëmijëve të uritur në 18 vendet në zhvillim, thotë një raport për shtyp i nxjerrur të premten në Arabinë Saudite. Rreth 4.8 milionë fëmijë vdesin në Afrikë, Azi dhe vendet e Amerikës Latine, tha Ahmed Al-Matrafi, drejtor i përgjithshëm i një projekti të bamirësisë përmes ushqimit që ka filluar në Mekë.
Al-Matrafi ka thënë se ushqimi që hudhet gjatë një dasme mesatare është i mjaftueshëm për të ushqyer të paktën 250 persona. Ai tha se gjatë pushimeve të verës, 24.000 persona janë ushqyer me ushqim që është mbledhur nga dasmat dhe ngjarjet e tjera sociale.
Ai ka thënë se 60 nga 120 salla dasmash dhe vendpushime në Mekë u përfshinë në diskutime për këtë projekt gjatë pushimeve të verës.

Kjo tregoi se nuk kishte ushqim asnjë informacion në lidhje me nivelin se sa ushqim hudhet në mbeturina. Tridhjetë për qind e njerëzve të Mekës nuk e informojnë askënd në lidhje me disponueshmërinë e ushqimit të tepërt që ju mbetet nga konsumi familjar, tha ai.
Projekti Bamirësia është duke u përpjekur për të krijuar vetëdijen rreth situatës në mënyrë që sa më shumë njerëz në nevojë të mund të ndihmohen përmes kësaj iniciative, tha ai.
Ndërkohë, Sheikh Saleh bin Humeid, imam dhe Hatib i Xhamisë së Madhe në Mekë, tha në predikimin e tij në xhumanë e fundit se njerëzit do të bëhen më të përgjegjshëm nëse ata janë falendërues dhe bamirës për të mirat e tyre.
“Nëse ata nuk e bëjnë këtë dhe bëhen mosmirënjohës, Allahu mund t’i marrë këto gjëra të mira prej tyre.” Dhurimi nga pasuria dhe të mirat tjera që i bëni dikujt, është mbrojtje  dhe bekim për të mirat dhe është një formë e adhurimit, tha ai.

Artikulli paraprakA ju shqetësojnë vrasjet në masë?
Artikulli vijuesSatirë: ISIS bleu kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016