Ushtari amerikan mund të përballet me dënim me vdekje

Prokurorët e ushtrisë thonë se ushtari amerikan që akuzohet për vrasjen e 16 fshatarëve afganë, mund të përballet me një gjykatë ushtarake, madje edhe me dënim me vdekje.

Prokurorët thonë se rreshteri Robert Bales ka kryer “krime të neveritshme”. Prokurorët i bënë argumentet e tyre përfundimtare pas një jave të paraqitjes së dëshmive në seancat dëgjimore.

Një avokat i Bales tha se nuk ka pasur informata të mjaftueshme për të çuar rastin në një gjykatë ushtarake.

Prokurorët thanë se 39 vjeçari Bales e kishtë lëshuar kampin e tij në jug të Afganistanit për të sulmuar dy fshatra më 11 mars. Në mesin e të vrarëve ishin edhe nëntë fëmijë./rel

Artikulli paraprakForeign Policy: Mbijetuesi…
Artikulli vijuesI dërguari për Bosnjën thotë se po kërcënohet integriteti territorial