Një serë sulmesh ajrore në Siri, të kryera nga Koalicioni amerikan, lanë të vranë katër ushtarë të regjimit sirianë në lindje të vendit. Regjimi sirian tha se për këto vrasje e akuzon koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria amerikane ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e ushtarëve të ushtrisë siriane të Bashar Al Asad.
Nëse konfirmohet se sulmi është kryer nga Koalicioni, kjo do të jetë hera e parë që avionët luftarakë të koalicionit kanë goditur forcat qeveritare siriane.
Edhe observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se sulmet ajrore goditën kampin ushtarak Saeqa pranë qytetit të Ayyash në provincën Deir Ez Zor lanë të vrarë katër ushtarë të Assadit.
Kjo zonë është kryesisht nën kontrollin e organizatës terroriste ISIS, dhe koalicioni ka zakonisht në shënjestër grupin terrorist që operon në provincën lindore të këtij rajoni.
Forcat ajrore Sirisë janë aktive në rajon, dhe aleatja e saj Rusia gjithashtu filloi sulmet në vend, në fund të shtatorit.
Konflikti në Siri ka marrë jetët e më shumë se 250. 000 njerëzve, dhe kanë detyruar më shumë se 7 milion njerëz të largohen nga vendi, qysh kur lufta shpërtheu në mars të vitit 2011.