Ushtria amerikane tregon forcën: marshimi përgjatë gjithë Evropës Lindore

Në një shfaqje solidariteti me shtetet lindore anëtare të NATO-s ka filluar këtë të diele.

Amerikanët duan t’i tregojnë Putinit në njërën anë dhe partnerëve të NATO-s në anën tjetër dy porosi: që prania e tyre është aq e fuqishme sa Putini këtë gjë duhet edhe ta ndiejë në oborrin e tij dhe partnerët e NATO-s ta kuptojnë që amerikanët nuk po flasin kot. Kjo është porosia e ushtrimeve amerikane përmes marshit i cili ka filluar në Estoni dhe do të përfundojë në Gjermani.

Gjatë rrugës prej 1.800 kilometrash kolona me mbi njëqind automjete dhe rreth 500 anëtarë të ekuipazhit do të rritet. Udhëtimi është pjesë e stërvitjes së NATO-s “Atlantic Resolve” (“Përcaktimi Atlantik”). Në fund të shkurtit, SHBA morën pjesë në një paradë ushtarake në qytetin estonez Narva. Ky vend ndodhet vetëm disa qindra metra nga kufiri rus.

Zyrtarisht, veprimi i tanishëm nuk është i drejtuar kundër askujt. Një lidhje me krizën në Ukraina është afër. Vendet e Evropës Lindore të NATO-s ndihen të kërcënuar që nga kriza e Rusisë me Ukrainën.
Danimarka gjithashtu mori fundjavë tone të reja nga Moska. Ambasadori rus në Kopenhagen ka thënë se vendi i tij ndjehet i kërcënuar nga vendi i vogël me raketa bërthamore.kohaislame
Artikulli paraprakTre faktorët që e kanë lënë pas Ballkanin
Artikulli vijues"Bashën e shoh kryeministër, jo kryetar bashkie"