Ushtrimet visuale përmirësojnë kujtesën

Një program ushtrimesh fizike ka treguar se mund të përmirësojë kujtesën tek të moshuarit, të paktën për një periudhë të shkurtër. Rezultatet e para treguan se ushtrime të thjeshta vizuale mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër vizuale.

Truri mund të ketë nevojë për stërvitje ashtu si edhe trupi. Studjuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko vëshguan nga afër një program për stërvitjen e trurit për të parë nëse mund të ndihmonte në përmirësimin e kujtesës tek të rriturit. Të moshuar të shëndetshëm u përfshinë në një program me lojra kompjuterike që kishte për qëllim përmirësimin e kujtesës vizuale të punës, një funksion në tru që ruan informata për periudha të shkurtra kohe. Kujtimet e pjesmarrësve u regjistruan para fillimit të programit, dhe një javë pas përfundimit të tij. Rezultatet treguan se kujtesa pamore u përmirësua rreth 10 përqind, duke e ngritur nivelin e kujtesës njësoj me të rinjtë. Kjo ngritje ishte afatshkurtër, por studiuesit mendojnë se me programe të rregullta, ky nivel kujtese edhe mund të ruhet. Ndërsa në treg sot ka shumë lojra e programe për stërvitjen e trurit, nuk ekzistojnë prova se ato janë të efektshme. Studimi i fundit duket se ndihmon për gjetjen e rrugëve të reja më të mira për përmirësimin e kujtesës tek të rriturit dhe të moshuarit./brezi/kohaislame

Artikulli paraprakPartia për Drejtësi dhe Zhvillim fiton zemrat e turqve
Artikulli vijuesRrezik prej këpucëve me taka të larta