Vaji i ullirit mbron zemren nga infarkti

Vaji i ullirit është një element shumë i rëndësishëm për të garantuar shëndetin e zemrës. Ky fakt konfirmohet nga Skocia, ku studiuesit e University of Glasgou dhe Universitetit të Lisbonës në Portugali, kanë analizuar ndikimin e vajit të ullirit në shëndetin e zemrës.

Studimi u botua në revistën shkencore “The American Journal of Clinical Nutrition” dhe u bazua mbi 69 meshkuj dhe femra të cilët përdornin rregullisht vajin e ullirit. Të ndarë në dy grupe pjesëmarrësve në studim iu kërkua që të përfshinë në regjimin e tyre ushqimor një masë të përcaktuar vaji, ndërsa grupit tjetër iu reduktua konsumi i tij.

Rezultoi se ata persona që konsumonin më shumë vaj ulliri kishin një zemër më të fortë dhe shanset për tu prekur nga goditjet në zemër, reduktoheshin në masën 30%.

Drejtuesja e studimit Emilie Combet, studiuese pranë School of Medicine, University of Glasgow shprehet se “Zbuluam se konsumi i vajit të ullirit rriste në mënyrë të ndjeshëm shëndetin e zemrës, duke e mbrojtur nga sëmundje kardiovaskulare”.

(MIA)

Artikulli paraprakMjalti për dobësim
Artikulli vijuesKontributi musliman te ndërtimi i spitaleve