Vlerëso atë që e posedon sot, sepse nesër mund të mbetesh pa të. Ndoshta nesër mund të jetë vonë, andaj falëndero Atë që të ka dhënë gjithçka që posedon.
Mos mendo se atë që e posedon të është dhënë pa arsyeje, gjithashtu, asgjë nuk të është marrë pa arsyeje.
Ji i lumtur dhe mirënjohës për çdo gjë dhe kur të hidhërohesh me nënë tënde dhe ti thuash ndonjë fjalë që nuk është e përshtatshme, kujto këtë foto.
Dhe kur t’i ngresh duart ta lutësh Allahun, mos harro nënën tënde! Ti nuk ke dhënë asgjë për ta pasur atë, ndërsa ajo me lejen e Zotit do të kishte rrezikuar edhe jetën që të të ketë nën prehrin e saj.
(Islampress)