Armët kimike të fundosura pas Luftës së Dytë Botërore në Detin Balltik, shkaktojnë ndryshime gjenetike tek peshku, pohojnë shkencëtarët nga Polonia. Ata njoftojnë se mijëra bomba dhe predha, që ndodhen në fund të detit, përmbajnë rreth 15 mijë ton substancash të rrezikshme kimike. Ekspertët po përpiqen të zgjedhin nëse duhet të organizojnë ngritjen e municioneve të fundosur apo më mirë të mos i prekin ato.
Në vendet ku janë fundosur armët kimike shfaqen peshq me difekte gjenetike. Raportet e para në lidhje me këtë u publikuan rreth 15-20 vjet më parë, pas ekspertizës së shkencëtarëve nga Gjermania dhe Danimarka. Tani studimet e reja u kryen nga polakët. Komenton shkencëtari ekolog Aleksei Jabllokov:
– Problemi qëndron në faktin se në hapësira të gjera shtrihen predha kimike, të cilat po ndryshken. Është e paqartë se çfarë duhet të bëhet me to.
Në lidhje me këtë çështje deri më tani nuk ka një mendim të qartë. Janë zhvilluar disa ekspedita në Kaliningrad, janë mbajtur konferenca shkencore në Shën Petersburg. Bombat e hedhura në fund të detit në qoftë se do të ngrihen në sipërfaqe mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, vënë në dukje shkencëtarët.
Megjithatë, jo të gjithë ekspertët bien dakord me të dhënat e publikuara prej shkencëtarëve nga Polonia. Vihet në dyshim, në veçanti, fakti se në fund të Detit Balltik ndodhen 15 mijë ton substanca kimike. Më tepër ka mundësi që kjo të jetë pesha e municioneve, dhe jo pesha e lëndëve helmuese, shprehet eksperti ushtarak Viktor Murahovskij:
– Megjithatë, disa mijra ton substanca helmuese në këto municione sigurisht që përmbahen. Ekziston rreziku i rrjedhjes. Gjithashtu ekziston dhe problemi i teknologjisë së shfrytëzimit të mundshëm të këtyre municioneve. Përderisa dihet se punët në thellësi me një numër kaq të madh predhash janë shumë të rrezikshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta.
Zgjidhja e problemit të armëve kimike në fund të detit duhet t’ju njoftohet të gjitha shteteve, të ndodhura në bregdetin e Balltikut. Në këtë rast, Rusia do të luajë një rol kyç për vetë faktin se vetëm Rusia zotëron të dhëna në lidhje me varrezat e municioneve në kohën e Bashkimit Sovjetik.
You Might also Like
11 vjeçari me fakultet
Tanishq Abraham, është 11 vjeç. Por, me një pasion të paparë për të mësuar. Vitin…
By
Redaksia
1 Min Read
Lidhja mes terrorizmit të supremacistëve të bardhë dhe islamofobisë: Rasti i Dylann Roof dhe Anders Breivik
Disa ditë më parë prof. Juan Cole publikoi një artikull më një titull provokues: Rrjeti…
By
Redaksia
8 Min Read
Në Kosovë 10.7% e fëmijëve nga 5-17 vjeç angazhohen në punë
Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme është një problematikë me të…
By
Redaksia
3 Min Read
Dhuna e nxënësve, fenomen i shoqërisë tradicionale
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, bazuar në statistikat e tyre, thonë se shkalla e incidenteve…
By
Redaksia
8 Min Read
Hafiz Ali Korça
Hafiz Ali Korça lindi me 5 prill 1873 në Korçë. Rrjedh prej një familje fetare,…
By
Redaksia
5 Min Read
Shqipëria vendi me çekuilibër financiar dhe borxhin publik më të lartë në Ballkanin Perëndimor
Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e…
By
Redaksia
5 Min Read
