Të shtunën, Vatikani ka pushuar nga puna Imzotin, Krzysztof Charamsa, një teolog polak, i cili përmes një gazete italiane ka bërë të ditur se ai është gay dhe ka një partner.
Reuters raporton se vendimi i Vatikanit vjen vetëm disa orë përpara se Papa Françesku të ketë hapur Sinodin mbi Familjen, ku peshkopët janë mblidhur për të diskutuar qëndrimin e Kishës mbi një sërë çështjesh të familjes, përfshirë edhe qëndrimin zyrtar mbi homoseksualët në kishë.
Imzoti Krzysztof Charamsa, 43 vjeqar, kishte punuar në Kongregacionit të Doktrinës së Besimit, i cili mbikëqyrte doktrinën e Kishës, që nga viti 2003.
Charamsa gjithashtu ka mësuar teologji në Universitetin Papnor Gregorian të Romës dhe Universitetit Regina Apostolorum.
Charamsa doli në një intervistë me Corriere della Serra Italisë. Ai i tha për gazetën se jo vetëm që ai ishte homoseksual, por se kishte një partner.
Por kjo deklaratë për Vatikanin është shumë e papërgjegjshme.
“Vendimi për të bërë një deklaratë të tillë vuri në prag të hapjes së sinodit është shumë e papërgjegjshme, pasi ajo synon të nënshtrojë asamblenë Sinodi presionit të tepruar të medias,” ka thënë përfaqësuesi i Vatikanit, Rev Federico./BS/