Vatikani: Lufta në Siri rrezikon të zgjerohet në konflikt global

Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka paralajmëruar të hënën se lufta në Siri mund të shndërrohet në konflikt global.

“Konflikti sirian ka të gjitha elementet për të shpërthyer në një luftë me përmasa globale”, ka thënë kryetari i Këshillit Papnor të Vatikanit për Drejtësi dhe Paqe, Mario Toso.

“Zgjidhja e problemeve në Siri nuk është te ndërhyrja e armatosur. Dhuna nuk do të zvogëlohet dhe ekziston rreziku i zgjerimit në vende të tjera”, ka thënë ai.

Komentet vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Franca kërkojnë mbështetje për ndërhyrje ushtarake në Siri, pas sulmit me armë kimike të 21 gushtit.

Artikulli paraprakSHAMIA NË KOSOVË, NJË DEBAT TEORIK
Artikulli vijuesDagestan, vriten dy policë