Vazhdon dhuna ndërmjet kundër palestinezëve

Ushtria e Izraelit tha sot se një sulmues i dyshuar palestinez është vrarë në pikën e kalimit ndërmjet Izraelit dhe Bregut Perëndimor.

Ushtria ka thënë se i dyshuari ishte përpjekur t’i therrte pjesëtarët e sigurisë në atë lokacion, por ata hapën zjarr kundër sulmuesit.
Kjo dhunë ndodhi derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e mfilloi takimin me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, me qëllim që të ndalet vala e dhunës, për të cilën ka shqetësime se mund të paralajmëroj kryengritjen e tretë palestineze.
Në deklaratat e shkurtëra për gazetarët para takimit, Kerry dhe Abbas kanë shprehur shpresë se do të gjendet një zgjidhje.
Ky takim u mbajt në Jordani, ku Kerry pritet të takohet edhe me Mbretin Abdullah të Jordanisë.
Dje në Berlin, zoti Kerry është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë disa javëve të kaluara, 10 izraelitë janë vrarë nga sulmet palestineze, shumica prej tyre me therrje, ndërsa 49 palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite.
Autoritetet e Izraelit thonë se prej të vrarëve palestinezë, 28 ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.
Artikulli paraprakRusi: Gatishmëri për mbështetjen e opozitës së moderuar në Siri
Artikulli vijuesAfganistan: Rritet numri i të vrarëve në spitalin në Kunduz