Në sulmin e ndërmarrë nga avionët e ushtrisë së Sirisë në vendbanimet nën kontrollin e opozitarëve në Halep kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile mësohet se avionët e ushtrisë së Sirisë kanë kryer sulme në lagjet Bab Neyrab dhe Bustan el-Kasr të Halepit, zona këto të kontrolluara nga opozitarët.
Teksa theksohet se në sulm kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë vihet në dukje se ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet për të nxjerrë nga rrënojat personat e plagosur. Gjithashtu theksohet se në Bustan el-Kasr si pasojë e sulmit janë dëmtuar shumë shtëpi dhe biznese, ku shumë prej tyre kanë dalë jashtë përdorimit.
Forcat ruse dhe të regjimit që prej 10 ditësh po sulmojnë nga ajri rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Halep, ku gjithashtu ato kanë patur në objektiv qendrat shëndetësore, xhamitë, dhe tregjet në qytet.