Mbrëmë rreth orës 21:00, si pasojë e plagëve të marra nga rënia prej katit të tretë ka vdekur B.I nga Ferizaj.
B.I dje në orët e mëngjesit është hedhur nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Burime e lajmi.net bëjnë të ditur se B.I më parë kishte ushtruar profesionin e ekonomistit dhe ishte në pozita të menaxherit në bankat që operojnë në Ferizaj, FINCA dhe në Raiffeisen Bank.
Bëhet e ditur se i ndjeri ishte i martuar dhe ka lënë dy fëmijë.