Vendet e "emancipuara" kryesojnë për nga shikueshmëria në faqet pornografike

Milano dhe Roma janë dy qytetet me më shumë klikime në një prej faqeve më të mëdha pornografike në botë, tregoi një përllogaritje e prurjeve të shikimeve e publikuar nga vetë faqja me “pullë të kuqe”.

Në këtë renditje, Milano dhe Roma pasohen nga Parisi, Londra, Berlini, Athina, Mynihu, Nju Jorku, Meksiko Siti dhe në fund të dhjetëshes, Viena.

Në shkallë kombëtare, është SHBA ajo që kryeson për klikime në faqen pornografike në fjalë, por Gjermania e paraprin në klikimet bazuar për frymë.

Përsa i përket trafikut total në faqe për vitin 2012, ai ishte prej 4,85 miliardë klikimesh, me një përdorues që sheh mesatarisht 8,3 faqe për vizitë, e cila nga ana e saj zgjat mesatarisht 10 minuta e 22 sekonda./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPrishtinë, sot protesta për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin
Artikulli vijuesEgjipt, Morsi i thotë ‘jo’ dhunës