Vendimi i Gjykatës Supreme në New York: Familja Kurtaj dëmshpërblehet me 32 milionë dollarë

Familja e Ramadan Kurtaj, i cili vdiq në vendin e tij të punës në New York në vitin 2008, është shpërblyer me 32 milionë dollarë, raporton KTV.
Vendimin e ka marrë sot një juri në Manhattan, e cila e ka gjetur fajtore për neglizhencë kompaninë ku punonte kosovari dhe viktima tjetër Donald Leo. Familjes së amerikanit i kanë takuar 15 milionë dollarë.
 
Ky ishte shqyrtimi më i gjatë në historinë e Gjykatës Supreme në New York. Gjykata vendosi që kompania e vinçave e James Lomma ishte 61 për qind fajtore për vdekjet.
 
Kompania u lirua nga akuzat kriminale, por tani detyrohet që familjeve të viktimave t’u japë dëmshpërblim për stresin emocional në vlerë totale gati 50 milionë dollarë. Ramadan Kurtaj, 27-vjeçar nga Peja, dhe Donald Leo 30-vjeçar, vdiqën në maj 2008 kur një vinç u prishë në kohën që ata po punonin me të.
Artikulli paraprakDisa qytete shqiptare, në fillim të shekullit XX (Foto)
Artikulli vijues‘Jezusi nuk është biri i Zotit’