VENDIMI I QEVERISË QË RREZIKON T`I MBYLLË QENDRAT E KONTROLLEVE TEKNIKE

Politikat e Qeverisë se Kosovës për liberalizim të mënjëhershëm të tregut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i rrezikojnë me mbylljë shumë ndërmarrje vendore. Rasti i fundit është me tregun e kontrollit teknik të automjeteve.

Në Kosovë janë 106 Qendra të Kontrolleve Teknike të automjeteve me gjithsej 550 të punësuar.

Por një Udhëzim Administrativ i Ministrisë se Infrastrukturës, për liberalizim të këtij tregu, rrezikon që t’ua vë drynin shumicës prej tyre, shkruan Gazeta Fjala.

Bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ të Ministrisë se Infrastrukturës Nr.04/2016 për kontrollimin teknik të automjeteve.

Për drejtuesit e Qendrës se Kontrollave Teknike (QKT) Ky udhëzim po konsiderohet mjaft i rrezikshëm.

Ata përmes një kërkese drejturar ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kërkojnë prej tij që ta revokojë menjwherë këtë udhëzim, pasi rrezikohen 106 ndërmarrje vendore që funksionojnë në treg.

“Ky udhëzim cënon drejtëpërdrejt bazën ekonomike, respektivisht afarizmin e rreth 106 Qendrave të Kontrollave Teknike të licencuara në Kosovë, të cilat bashkarisht punësojnë rreth 550 punëtor”, thuhet në kërkesën QKT-së, një kopje të se cilës e ka siguruar Gazeta Fjala.

Kryetari i Bordit të OJQ “QKT”, Jakup Siqani, ka sqaruar se Ministria e Infrastruktureës këtë udhëzim e ka nxjerrë duke injoruar dhe anashkaluar të drejtat e ndërmarrjve ekzistuese vendore, e sidomos investimet e tyre të kryera ndër vite.

Secila qendër e Kontrollit Teknik të automjeteve, me qëllim të marrjes se licencës është detyruar të investoj nga 125 mijë euro deri në 250 mijë euro, kurse tani me situatën e krijur Siqani thotë se vihet në pikëpyetje serizozisht afarizimi i tyre.

Liberalizimi i tregut rrit çmimin e kontrollave

Liberalizimi i menjëhrshëm i tregut do të sjellë për pasojë edhe rritjen e çmimeve në kontrollimin teknik të automjeteve.

Siqani thotë se ndryshimet e fundit veç sa i kanë komplikuar procedurat e kontrollave teknike, duke rritur edhe shpenzimet për to.

“Kjo do të ndikojë direkt në afarizëm të subjekteve dhe rrjedhimisht në rritjen e çmimeve”, ka thënë ai, duke shtuar se liberalizimi i mënjehershëm i këtij tregu është i palogjikshëm, kur dihet fakti se Qendrat e Kontrolit Teknik të Automjeteve aktualisht shfrytëzojnë rreth 30-35 për qind të tregut.

Sipas tij, më këtë udhëzim minohet baza ekonomike e rrerth 106 Qendrave të Kontrollave Teknike si dhe pushimin nga puna të qindra të punësuarve. Po ashtu do të ndikojë edhe në zvogëlimin e të hyrave buxhetore, të cilat deri tani janë realizuar sipas bazës se inkasimit të tatimëve të inkasuara nga QKT.

Derisa në kërkesën drejtuar ministrit Zharku, ata kërkojnë revokimin e mënjëhershëm të këtij udhëzimi administrativ.

“Revokojeni ose pezullojeni mënjëherë Udhëzimin Administrativ të Ministrisë për Infrastrukturë, Nr. 04/ 2016, të datës 02.09.2016, për Kontrollimin Teknik të Automjeteve, me qëllim të ri-përcaktimit të rregullave dhe procedurave për kontrollimin teknik të automjetëve”, thuhet në kërkesën e QKT-së.

Zharku mbron vendimin e tij

Por ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka mbrojtur vendimin e tij.

Ai ka thënë për Gazetën Fjala se udhëzimi ka qenë në diskutim publik para se të hyjë në fuqi dhe për të njejtin nuk ka pasur vërejtje të kësaj natyre.

“Udhëzimi është në përputhje me vendimin e Qeverisë për eliminimin e të gjitha barrierave që kufizojnë konkurencën e lirë dhe me politikat e qeverisë për liberalizim të tregut”, ka vlerësuar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës se fundi ka marrë disa vendime për liberalizim të tregjeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kjo po bëhet pa një analizë të mirëfilltë të tregut duke rrezikuar në këtë mënyrë më mbyllje shumë ndërrmarrje vendore dhe duke lënë pa punë qindra punëtorë.

Artikulli paraprakSHBA: Serbia dhe Sllovenia të mos varen nga gazi i Rusisë
Artikulli vijuesFMN JEP VLERËSIME OPTIMISTE PËR EKONOMINË E SHQIPËRISË