Venitem

VENIT kal.
1. E bëj diçka që të fishket e të thahet, fishk. Vapa i veniti lulet. 
2. E bëj dikë që të humbasë njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; e bëj që të zbehet në fytyrë, të dobësohet e të tretet. 
3. E bëj diçka që të humbasë ngjyrën, shkëlqimin, dritën etj., e bëj që të zbehet e të shuhet dalëngadalë (dritën, zjarrin etj.). 
4. fig. E bëj dikë që të humbasë ndikimin a rëndësinë; e dobësoj dhe e shuaj a e zhduk diçka ca nga ca. Ia veniti shpresat.
 
VENITEM vetv.
1. vet. veta III. Humbet njomësinë, nuk zhvillohet më dhe i varen degët e gjethet, fishket, thahet (për bimët). U venitën lulet. U venit misri. 
2. Humbas njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; zbehem në fytyrë dhe dobësohem e tretem. Veniteshin fëmijët. 
3. vet. veta III. Humbet dritën, shkëlqimin a ngjyrën, zbehet e shuhet dalëngadalë (drita, zjarri etj.); humbet forcën, dobësohet (për zërin). Janë venitur ngjyrat. 
U venitën yjet. U venitën zjarret në mal. U venit kandili (llamba). 
4. fiziol. I pushojnë përgjithnjë ato të muajit, nuk i vijnë më zakonet. 
5. vet. veta III fig. Humbet ndikimin a rëndësinë e mëparshme; dobësohet dhe shuhet a zhduket ca nga ca. Iu venitën shpresat.
 
VENITJE f.
Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve VENIT, VENITEM. 
Venitje e parakohshme. Venitja e bimës. Venitja e zakoneve (e gjakrave). fiziol.
 
VENITUR mb.
1. Që ka humbur njomësinë, që është tharë a është fishkur (për bimët). 
Lule (bimë) e venitur. 
2. Që e ka humbur njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; që është zbehur në fytyrë dhe është dobësuar e është tretur. Me fytyrë (me trup) të venitur. 
3. Që e ka humbur dritën, shkëlqimin a ngjyrën, që është zbehur e shuhet dalëngadalë; që ka humbur forcën, mjaft i dobësuar. Me sy të venitur. Bukuri e venitur. Dritë e venitur. Më zë të venitur. 
4. fig. Që ka humbur ndikimin a rëndësinë e mëparshme; që po shuhet a po zhduket ca nga ca. Me shpresa të venitura.
 
Artikulli paraprakTërmeti në Nepal nxjerr në shesh skandalin e homoseksualëve izraelitë
Artikulli vijuesSi t'i forcojmë organet dhe ta shtyejmë venitjen dhe plakjen e tyre