“ Ditën, kur qielli me re do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe, atë ditë pushteti i vërtetë do t’i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.” (El-Furkan: 25 – 26)
Vështroni butësinë e Allahut!
Ai e di se zemrat e besimtarëve të Tij nuk mund ti përballojnë peripecitë e asaj Dite, prandaj u tregua i butë me ta, sepse pushtetin e asaj Dite e bashkangjiti me emrin e Tij që tregon mëshirën më të madhe.
E nëse këtë pushtet do ta bashkangjiste me emrin e Tij, i Plotfuqishmi, atëherë zemrat do të çaheshin nga frika.