Vetëdija e dobët…defekt pengues

Vetëdija e dobët…defekt pengues
 
Sfidat civilizuese të cilat i përballon ummeti islam, ato poltike, ekonomike, ideologjike dhe shoqërore, janë të shumta. Prej problemeve më të dukshme, nga i cili vuajnë disa prej nesh është: vetëdija e dobët në perceptimin e këtyre sprovave të mëdha dhe dimenzioneve të të tyre të thella për realitetin dhe ardhmërinë e ummetit.
Manifestimet e vetëdijes së dobët janë të shumta, prej tyre këtu do t’i përmendim:
Një: Angazhimi i shumë nxënësve të dijes (hoxhallarëve), studijuesve dhe njerëzve që mirren me thirjen islame me çështje më pak të vlefshme në llogari të çështjeve më të vlefshme. Në këto projekte harxhohet shumë kohë dhe shumë energji, kurse projetket tjera janë më meritore, kurse çështjet madhore për të cilat ka nevojë të madhe ummeti, mbeten si çështje të munguara, drejt të cilave nuk e kthejnë shikimin e tyre përmirësuesit.
Shumë burra të mirë e neglizhojnë këtë defekt, sepse mendojnë për vete se ose janë të angazhuar me vepra të mira, mirëpo nuk kanë kuptuar se kjo i ka larguar nga disa vepra që janë më të mira dhe më të dobishme për ummetin se ato që janë duke i vepruar.
Imam El-Iz ibën Abduselami, rahimehull-llah, thotë:
“Nuk i jep përparësi të mirës para më të mirës askush tjetër përpos atij që është injorant mbi vlerën e më të mirës, ose fatzi, i cili shtiret si injorant, i cili nuk e shikon dallimin që ka mes dy gradave”. ( ).
Dhënia përparësi të vlefshmes para asaj që është më e vlefshme është prej kurtheve të shejtanit, në të cilën binë disa burra të mirë. Sepse shejtani e ka urdhëruar këtë njeri me punë që janë më pak të vlefshme “ia zbukuron ato në zyrin e tij, ia stolis, ia bën të mundshme të sheh vlerën dhe fitimin që ka në to, për ta angazhuar me te dhe për ta larguar nga ato që janë më të mira dhe më fitimprurëse, sepse pasiqë ishte i paaftë për të shkaktuar humbjen e bazës së shpërblimit, ai synoi humbjen e plotësisë dhe vlerës së tyre dhe gradave të larta duke e angazhuara me vepra të vlefshme duke e larguar nga ato më të vlefshmet, me veprat e dashura te All-llahu nga ato më të dashurat, nga ato me të cilat është dakord nga ato me të cilat është edhe më dakord…”.
Madje edhe disa qendra shkencore, nga të cilat pritet udhëheqja dhe prirja e ummetit, siç janë universitetet islamike, akoma i përpunojnë disa tema klasike dhe i analizojnë ato me një spitullim të dukshëm, larg nga çdo inovacion shkencor. Përndryshe si mund ta sqarojmë mungesën e kontributit të studentëve të Usuli Dinit, drejtimet e akides dhe daves mbi rrymat ideologjike dhe apologjetike bashkëkohore, të cilat e kanë vërshuar ummetin dhe ia ndryshkin bazën me afetarinë e tyre?! Ku është kontributi i studentëve të sherijatit dhe degëve të fikhut në çeshtjet fikhore bashkëkohore dhe ekonomike?! Nëse gjindet diç e tillë, kjo nuk është bërë realitet i umetit dhe nuk është shndëruar nga kornizat teorike të ngushta dhe filozofike në zbatim të gjërë praktik.
Kujdesi për prioritetet është prej rregullave të qarta, të cilat i ka konfirmuar sherijati në shumë tekste dhe janë premisa logjike, rreth të cilave janë tubuar vizionet e vetëdijshme, mirëpo ka nevojë për kultivim dhe përjetim praktik, të cilat do të udhëhiqen nga shembujt.
Dy: Shpikja e betejave të vogla ideologjike, partiake dhe personale që i kanë rrëzuar shumë ambicje të përmirësuesve dhe bijve të thirrjes, i kanë larguar nga dhënia dhe arritjet dhe ua kanë harxhuar energjinë e tyre në thash e thëme.
Nëse dëshiron ti shohish shembujt e kësaj që tham, shiko një pjesë të asaj që rrihet në shumë qarqe pedagogjike dhe tubime të njerëzve të devotshëm. Shiko disa shkrime në forumet e ndryshme në internet. Në kohë kur toka e bekuar në Palestinë është në flakë nga kurthet e çifutëve dhe krimet e tyre, i shohim disa djem të ummetit dhe mendjen e tyre inovatore, i analizon disa çeshtje sekondare, që as nuk të çojnë para e as nuk të çojnë mbrapa, për te krijon armiqësi, grumbullon përkrahës dhe i klasifikon sipas kësaj teme kundërshtarët.
Brenda Irakut, ku muslimanët përballen me projektin më armiqësor, i cili e sulmon ummetin në pikën vdekjeprurëse, habitesh me disa që në mejdan nxisin tema të çuditshme, me të cilat i ngacmojnë dijetarët dhe njerëzit e mendimit, i nisin disa divergjenca fikhore mes njerëzve të thjeshtë dhe nxënësve të dijes, krijojnë probleme të shumta me vëllezërit e tyre në çeshtje ixhtihadore, ku tolerohet divergjenca, duke lërë pas shpine çështjet vendimtare që ndikojnë rrezikshëm në realitetin e vendit dhe ardhmërinë e tij.
Çfarë mendje, madje çfarë feje është kjo që e shtyn njeriun që t’i lë gjërat e qarta dhe të mirret me dijen sekondare ose çeshtjet sipërfaqësore?!
Pasha All-llahun na dhemb shumë kur shohim se energjia e rinisë harxhohet në këto gjëra, të cilat e largojnë ëmbëlsinë e davetit dhe dijes dhe e prishin zemrën.
Imam Shatibiu, rahimehull-llah, pasi që vërtetoi se çdo çështje që nuk shpien në punë, futja në te është futje në një gjë për mirësinë e të cilës nuk aludon argumenti fetar, thotë:
“Shumica e atyreve që angazhohen me dije, me të cilën nuk kanë lidhje frytet e detyrave, në këto gjëra u hyn një fitne dhe dalje nga rruga e drejtë, grafllon mes tyre divergjenca dhe zënka që shpien në përçarje, hidhërim dhe fanatizëm, gjersa të bëhen pikë e pesë. Nëse kështu veprojnë dalin nga Sunneti. Ky është shkaku i origjinës së përçarjes, sepse kanë lënë përkufizimin në dijen që i intereson duke dalë në dijen që nuk i intereson. Kjo është fitneja e nxënësit dhe dijetarit”. ().
Tre: mbyllja partiake, e cila i mundëson njeriut t’i shikon gjërat me syza të ndryshme dhe e sjell në nivele të ulta të brengave. Brenga më e madhe, për të cilën lodhet robi dhe përpiqet nuk i kalon kufinjtë e udhëzimeve partiake, të cilat qarkullojnë në qarqe të ngushta organizative, kurse sfidat e mëdha të ummetit, çeshtjet madhore nga të cilat vuajnë shoqëritë muslimane, ato në shqisat e tija, realisht e jo teoretikisht, janë çeshtje anësore dhe formale, që nuk e kanë tani kohën, ose nuk janë specializim i tij.
Prej gjurmëve të kësaj mbylljeje është edhe: ngurtësia dhe programimi i mendimit, gjë që shkaktoi dorëzimin ekstrem të përvojave praktike të vjetra dhe grumbullimi rreth tyre. Ato veprime që i kemi bërë pasa disa dekadava akoma dikush i bën të njejtat me klonim, qarkullon në unaza të mbyllura që e përsërisin vetveten dhe nuk e shtyjnë në dhënie të re dhe inovacion praktik.
Lëvizja politike, ideologjike dhe shoqërore është shumë e shpejtë dhe marramendëse, shtypjet nga brenda dhe nga jasht shtohen dita ditës, në këtë kohë kur janë aktiv vesternistët dhe epsharakët për ta degjeneruar identitetin e ummetit dhe hedhjen e tij në kënetat e imitimit dhe imoralit, i shohim disa vëllezër tanë jetojnë në një botë të veçantë të tyre, larg nga ky realitet.
Ky edukim e prejudikon rezultatin, i cili është paftësia e perceptimit të ndryshimeve të shumta që e kaplojnë ummetin nga çdo anë, dështimi para tufanit të vesternizimit dhe rrymave të hovshme të globalizmit.
Katër: Lufta me armiqtë e fesë ka marrë zhvillim të ri, ku mjetet e kurtheve dhe dinakërisë janë të llojllojshme dhe për këtë qëllim janë duke shfrytëzuar mjete shpirtërore dhe materiale hatashme.
Ky rea
litet ua imponon thirrësve një fikh të ri, ku do të ketë mjete të ndryshme përball mjeteve të mbrotjes dhe ballafaqimit. Nëse mjetet klasike dhe të vjetra kanë qenë të dobishme në kohën e kaluar, ato asesi nuk janë të dobishme në këtë fazë. Andaj, mendojmë se prej hapave të parë të ballafaqimit është tejkalimi i fazës së spontanitetit, stihisë dhe ixhtihadeve personale dhe kalimi në fazën e studimeve shkencore që përcaktojnë qendrën e fuqisë për ta shfrytëzuar dhe për të ndërtuar mbi te, të përcaktojnë qendrën e dobësisë dhe mangësisë që ta shërojnë dhe ta largojnë me sa kanë mundësi, të parashikojnë sfidat dhe pengesat e ardhshme dhe ardhmërinë në përgjithësi me një pikëpamje vetëdijëse dhe të aftë për zhvillim dhe ripërtërirje.
Ndoshta këto fjalë janë të lehta, mirëpo realiteti flet se hapërimi serioz në këtë drejtim jep rezultate shumë të rëndësishme, kurse kjo pa dyshim kërkon punë të palodhshme dhe një korpus të gjërë të dijetarëve dhe thirësve:
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët”. (Jusuf: 108).
Kontributi i një individ dhe vetëdija e tij, zakonisht janë të ndërlidhura ngusht me ambijentin edukativ në të cilën janë rritur, andaj aq sa është i pjekur ai ambijent, aq sa ka mëtodë dhe dije të shëndoshë, aq do të jenë të pjekur dhe shëndoshë njerëzit që jetojnë në atë ambijent. Andaj, prej prioriteteve prioritare është krijimi i qendrave edukative dhe të matura, të cilat ndërtojnë dhe nuk rrënojnë, bashkojnë dhe nuk përçajnë, themelojnë institucione për ndërtimin e brezit të ri të udhëzuar, të devotshëm, me diapazon të gjërë, stoik në bazat fetare dhe i aftë për t’i kuptuar ndryshimet përreth tij.
Marrë nga revista El-Bejan, nr. 206.
Përktheu: Bekir Halimi
 
Artikulli paraprakTurqia reagon për ekzekutimin e Muhammed Kamaruzzaman
Artikulli vijuesMos u tut prej pushtetit – Hoxhë Bekir Halimi (VIDEO)