Vetëm 53.9 për qind e maturantëve kaluan testin

Komisioni Qendror Shtetërorë për testin e maturës ka bërë me dije se vetëm 53.9 për qind e maturanteve e kanë kaluar testin.

Gjatë një konference për media u bë me dije se prej maturantëve që kanë kaluar testin 81 për qind e tyre janë nxënës të gjimnazeve, ndërsa 31 për qind e tyre janë nxënës të shkollave profesionale.

Azem Guri, këshilltari i ministrit të Arsimit, këtë rezultat e quajti të suksesshëm dhe me një rritje nga viti i kaluar për 1.4 për qind.

Kjo rritje sipas tij ka ardhur prej krijimi të kushteve më të mira të testit të maturës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakShefqet Krasniqi promovoi dy vepra
Artikulli vijuesLajm i mirë nga Samsung, së shpejti vjen superbateria