Vetëvendosje: Tani demonstrata mbarëpopullore deri në rrëzimin e Isa Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar para pak minutash, se opozita e bashkuar e Kosovës do të nisë një seri protestash të mëdha mbarëpopullore, që nuk do të ndalen deri në tërheqjen e marrëveshjes për krijimin e Asocacionit të Komunave dhe asaj të demarkacionit me Malin e Zi.

Një nga liderët e Vetëvendosjes, Glauk Kunjofca, në një konferencë shtypi të quajtur të jashtëzakonshme, theksoi se marrja në polici e Albin Kurtit konsiderohet si rrëmbim i instrumentalizuar nga Isa Mustafa.

Kunjovça theksoi se qeveria po përdor shtetin për të dhunuar opozitën dhe për të frikësuar popullin, ndaj i vetmi instrument i opozitës janë protestat dhe demonstratat popullore që nuk do të ndalen më deri sat ë tërhiqen marrëveshjet me Serbinë.

Artikulli paraprakGazetarja me shami në Maqedoni
Artikulli vijuesGazetarja Farie Bakiu, një ish-“etheiste e së premtes” sot e mbuluar: e dua ekranin, por jo pa besim!