Në portalet shqiptare po shpërndahet një foto në të cilën shihen dy komandantët legjendar të UCK-së së vitit 2001, Harun Aliu,Komandant Kushtrimi, dhe Zulfi Adili, Komandant Qufa
Gjatë luftës së 2001 “QUFA” dhe “KUSHTRIMI” ishin dy miq të mirë të cilët kanë vepruar për çështjen e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë.
Pas luftës së 2001, Harun Aliu u angazhua politikisht duke formuar partinë “Alternativa Kombëtare”, por edhe në fund u likuidua nga ana e shtetit të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë kohës së likuidimit të Harun Aliut, “Qufa” ka qenë funksionar i lartë në institucionet shtetërore. Opinioni është i interesuar të dijë për të vërtetën rreth vrasjes së Harun Aliut, si ndodhi ajo, pse u bë dhe në ç`rrethana u organizua likuidimi i tij? Pyetjet e këtilla besoj se do të marrin përgjigje nga Zulfi Adili, njëri prej themeluesve të partisë së re politike në Maqedoni “Uniteti”.
Përndryshe, në opinion dolën informacionet se Grupi i Kumanovës që ishte protagonist i ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të këtij viti si synim ka pasur hakmarrjen për vrasjen e Harun Aliut, ose Komandant Kushtrimin. Duke u bazuar në këto informacione, nga ky grup, synohej që të sulmohej policia e Kumanovës si dhe Kazerma e Kriva Pallankës, me 12 maj, ditën e likuidimit të Komandant Kushtrimit.
https://www.youtube.com/watch?v=x4k0ydv5fAE