VIDEO: Homoseksualët marshuan nëpër Tetovë

Me moton “Të drejtat e njeriut për të gjithë” organizata LGBT JUNAJTED dhe Romano Avazi organizuan sot një parakalim në qytetin e Tetovës me qëllim të rikujtimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, transmeton TvArt.

TvArt nga LGBT JUNAJTED u përpoq për të marrë deklaratë, por nuk u prononcuan për arsye të sigurisë.

I pranishëm në këtë event ambasadori holandez deklaroi se ishte aty për të mbështetur shoqatat dhe për më tepër të drejtën e gjithsecilit për të qenë i lirë.

Ky parakalim nuk kaloi pa rënë në sy të qytetarëve.

LGBT JUNAJTED TETOVË funksionon që nga viti 2012 dhe është një organizatë që tenton në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe shprehjes së personave Lezbikë, Gej, Biseksual dhe Transgjinorë.

Romano Avazi ose “Zëri i romëve” është organizatë që përkrah komunitetin romë dhe tenton të mbjellë tek ta përshtatje me të tjerët dhe fuqi.

Artikulli paraprakMPB greke: Përkohësisht do të ndalojmë refugjatët për në Maqedoni
Artikulli vijuesVideoja e ‘ekzekutimit’ të luftëtarëve të ISIS, në të cilën askush nuk vdes (Foto)