(video) Nga Turqia vjen edhe fuqi punëtore për pastrimin e Hasanbegut

Banorët e Hasanbegut dhe rrethinës të cilët u prekën nga vërshimet mbrëmjen e 6 gushtit janë ndihmuar nga organizata të ndryshme nga Turqia, të cilët kanë ndihmuar si fuqi punëtore për të pastruar rrugët dhe shtëpitë e këtyre banorëve, njofton SHENJA.

Ambasadori turk në Shkup, Omer Sholendil tha se shpreh keqardhje të thellë për humbjet e jetëve dhe mjeteve materiale në këto regjione.

“Republika e Turqia, që nga çastet e para të kësaj fatkeqësie, me vëllezërit tanë nga Maqedonia, mundohemi të realizojmë bashkëpunimin dhe në këtë drejtim i kemi mobilizuar të gjitha mundësitë tona, duke filluar me aktivitetet humanitare. Kështu që, të gjitha institucionet siç janë: GjysmëHëna e Kuqe, Bashkia e Stambollit, Bashkia e Bursës, AFAT, TIKA dhe institucionet tjera, bashkë me organizatat civile vendore e filluam procesin e duhur për pastrim. Njëkohësisht janë duke mbërritur edhe materialet humanitare, do e mundësojmë edhe ndarjen e tyre”, tha Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendil.

Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe, Ismailhakki Turunç, tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga shumë organizata të ndryshme janë që t’i ndihmojnë banorët nga fatkeqësia.

”Duke filluar prej dje, nga Bashkia e Stambollit kemi ardhur një ekip prej 34 persona dhe 12 automjete me mekanizma të nevojshëm për t’ua lehtësuar gjendjen e qytetarëve të këtyre vendeve të goditura nga vërshimet”, tha përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe, Ismailhakki Turunç.

Banorët e Kamnikut tregojnë se funksionarët shtetërorë kanë qenë në vizitë duke i shëtitur me veturë vendbanimet, por që me qytetarët nuk kanë komunikuar për të ndjerë nga afër hallet e tyre.

“Këtu deri sot nuk ka pasur asnjë ndihmë, Koce Trajanovski, ka thënë prioritet është Stajkovci, për Hasanbeg e për shqiptarë nuk ka pas. Kaluan për rrugë a s’janë ndal me diskutuar as me mu, se unë jam kryetari I bashkësisë lokale . Kambët mu kanë marrë t’u nxjerr banorë, njëzet e pesë persona I kemi nxjerrë prej uji”, tha një banor i Kamnikut.

Fuqia punëtore nga Turqia planifikon të qëndrojë në Hasanbeg deri në pastrimin e plotë të vendit nga dëmet e shkaktuara.

Hava Tahiri /SHENJA/

Artikulli paraprakGjendja vazhdon të jetë e rëndë, NUN në gatishmëri të banorëve
Artikulli vijuesKjo është dhurata e Arsenalit për tifozët myslimanë