VMRO-DPMNE: Kryqin në Butel po e ndërtojmë për nder të BDI-së dhe Ali Ahmetit

Ndërtimi i kryqit në lagjen Butel ka filluar për hir të besës që na e dha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor. Kështu ka komentuar me ironi një burim në VMRO-DPMNE, duke reaguar ndaj paralajmërimeve të e BDI-së për protesta para qeverisë kundër ndërtimit të kryqit në Butel. Protesta është paralajëmruar për nesër, kurse në VMRO-DPMNE thonë se “situata” është nën kontroll.

“Shakanë anash, me BDI-në jemi partner tani 8 vite dhe me përjashtim të 6 muajve të para, kemi bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyer. Për këtë arsye as shqiponja në Çair e as kryqi në Butel nuk do të prishin raportet tona që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Duhet të na kuptoni se tani po futemi në fushatë parazgjedhore dhe secila parti fillon të punojë edhe për vete, e jo vetëm për partnerin e koalicionit. Megjithatë koalicioni dhe bashkëpunimi mes nesh nuk është fare në rrezik. Unë dje u takova me nj ënënkryetar të BDI-së dhe biseduam për shumë projekte që duhet realizuar bashkë. Politika është politikë, mirëpo bashkëpunimi mes nesh nuk ka kurrfarë pengesa”, ka theksuar ky burim në radhët e partisë në pushtet.
Subjektet politike dhe intelektualët shqiptarë tashmë kanë filluar që kryqin në Butel ta quajnë “Kryqi i Ali Ahmetit” dhe “Kryqi i BDI”-së. ,TETOVA1

Artikulli paraprakMexhiti: Shkupi nuk është Jerusalem apo Bejrut, kryqet të vendosen në kisha
Artikulli vijuesSulejman Rexhepi ia bën “8 me 2” Bujar Osmanit (video)