Vrasja e rojës u krye për 1000 euro

Për një mijë euro, L. Sadiku ia ka marrë jetën rojës së sigurimit, Nazmi Ramadani.
 
Katër plumba kishte shkrepur në drejtim të tij ditë më parë në qendrën tregtare “Albi Mall”. Tre prej tyre e kishin kapur, në gjoks dhe dorë duke e lënë të vdekur në vend, shkruan sot Koha Ditore.
 
20 vjeçari Sadiku e ka pranuar vetë në Polici se ka shtënë me armë në drejtim të viktimës gjatë përpjekjeve për të kryer një vjedhje në vendin e tij të punës, në kafeterinë “Don Cafe”.
 
Pak më shumë se një mijë euro ndodheshin në kasafortën të cilën i dyshuari kryesor për vrasje nuk kishte arritur ta merrte me vete së bashku me tre shokët e vet.
 
L. Sadiku, (1995), Sh. Cakolli (1995), L. Beka (1995) dhe A. Rexhepi (1982) tashmë janë në paraburgim si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rojës së sigurimit më 30 mars të këtij viti rreth orës 1 të mëngjesit. Policia tashmë ka përmbyllur operacionin për zbulimin dhe kapjen e të dyshuarve. Të gjithë të arrestuarit e kanë pranuar përfshirjen në këtë krim. kohaislame
Artikulli paraprakPrestigjiozja zvicerane shkruan për dështimin e EULEX-it në sundim të ligjit
Artikulli vijuesFundi i “Babës” në Kushtetuese